Arbëri

Mangësitë në projekt zvarrisin finalizimin e shkollës në Pozharan

Descriptive Text

Punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në fshatin Pozheran kanë dështuar të përfundojnë në fillim të shtatorit, ndaj mësimin po e zhvillojnë në objektin e vjetër.

Kompania punëkryese ka deklaruar se zvarritja e punimeve ka ndodhur ngase ka pasur mangësi në projektin fillestar dhe është dashur që të ndryshohet projekti për shkak të punimeve shtesë.

Në anën tjetër, qeverisja komunale e Vitisë shprehet e pafuqishme për ndikimin e tyre që procesi i finalizimit të punimeve të ndodhë në një afat sa më të shpejt me qëllim që nxënësit të vijojnë mësimet në objektin e ri. Komuna shprehet se për këtë projekt përgjegjës është Qeveria e Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)