Arbëri

Anulohet, shkaku i shkeljeve, blerja e automjetit special për zjarrfikësit në Prizren

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar aktivitetin e prokurimit të Komunës së Prizrenit për blerjen e një automjeti special për zjarrfikës. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë blerje ka qenë 140 mijë euro.

Por Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se gjatë procedurës së prokurimit Komuna nuk ka vepruar bazuar në dispozitat e caktuara të Ligjit të Prokurimit Publik. Në anën tjetër, Komuna e Prizrenit ka përfillur vendimin e OSHP-së për këtë çështje dhe ka shpallur njoftimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendim OSHP-ja fillimisht ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Grami" lidhur me aktivitetin e prokurimit "Blerja e një automjeti special për zjarrfikës në Komunën e Prizrenit".

"Anulohet në tërësi aktiviteti i prokurimit me titull 'Blerja e një automjeti special për zjarrfikës në Komunën e Prizrenit'... i iniciuar nga Komuna e Prizrenit. Ndërkaq nëse edhe më tutje autoriteti kontraktues ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të LPP-së", shkruan në vendim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)