17 stalla të reja në Prizren për ta shtuar fondin e bagëtive

17 stalla të reja në Prizren për ta shtuar fondin e bagëtive

Fisnik Minci 12 September 2019 09:54

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit, të mërkurën, kanë bërë të ditur se janë duke zbatuar politika për ruajtjen dhe shtimin e numrit të bagëtive në këtë anë.

Sipas tyre, investimi në bujqësi e blegtori është i domosdoshëm për zhvillim dhe punësim, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye kanë theksuar se sivjet po jetësohet projekti i ndërtimit të stallave për dele dhe atyre për lopë qumështore me participim, me qëllim të përkrahjes së punës së fermerëve.

Ndërkaq këta të fundit janë ankuar se blegtoria po përballet me sfida të shumta, gjë që po ndikon edhe në dekurajimin e të rinjve për t’u marrë me këtë veprimtari.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, bashkë me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, të mërkurën, kanë inspektuar punimet që po realizohen për ngritjen e 9 stallave për lopë qumështore dhe 8 stallave të tjera për bagëti të imëta....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme