Arbëri

Shtatore dhe shesh me emrin e Tony Blairit në Ferizaj

Descriptive Text

Këshilltarët e KK-së në Ferizaj me shumicë të votave kanë miratuar propozim-vendimin për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së “Tony Blairit” në këtë qytet të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Për ta shqyrtuar peticionin e qytetarëve me 3.346 nënshkrime Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të dytë i ka shkruar edhe letër zyrtare kryetarit të Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe kryesuesit të KK-së Faruk Guri. MAPL-ja pati konstatuar se KK-ja është organi kompetent për shqyrtimin e peticionit të qytetarëve të Komunës në pajtim me nenin 69 të ligjit nr. 03/1-014 për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.