Arbëri

Operatori i “Boreas” ende s`i është përgjigjur njoftimit të Komunës

Descriptive Text

Operatorit fitues për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, i kanë mbetur vetëm edhe katër ditë pune që të regjistrojë njësinë e vet në Kosovë, para se të kalojë afati i caktuar nga Komuna prej 21 ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji e obligon operatorin fitues që para se të nënshkruhet kontrata duhet të themelojë në Kosovë një subjekt, përndryshe pa këtë nuk mund të nënshkruhet kontrata.

Megjithëse Komuna e ka kontaktuar operatorin dhe e ka njoftuar zyrtarisht me email për afatin e caktuar nga dita kur është njoftuar, që të vjen dhe ta regjistrojë njësinë, që pastaj të nisin edhe procedurat e diskutimit dhe përgatitjes së kontratës për nënshkrim, në Zyrën e Prokurimit thonë se operatori ende nuk ka ardhur për ta regjistruar njësinë e obliguar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.