Arbëri

PDK-ja në fund të mandatit bojkoton seancën e Kuvendit

Këshilltarët e KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së e kanë bojkotuar mbledhjen e rregullt të së premtes, me arsyetim se ekzekutivi i kësaj komune nëpërmjet legjislativit po merr vendime të kundërligjshme për dhënien e pronave në shfrytëzim afatgjatë.

Sipas PDK-së, KK-ja është shndërruar në “lavatriçe” për punë të “pista” të cilat po i bën ekzekutivi duke e anashkaluar interesin e qytetarëve dhe duke harruar se për çfarë duhet të funksionojë KK-ja.

Gazmend Bytyçi, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së, ka thënë se ky legjislativ është bërë edhe strehë e mashtrimeve dhe fshehjeve të keqpërdorimeve të kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, derisa po bën shkelje flagrante me pronat në bashkëpronësi dhe me prona të tjera publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.