Arbëri

Për 8 muaj 155 prona regjistrohen në emër të të dy bashkëshortëve në Ferizaj

Ferizaj ka shënuar ngritje të përqindjes së regjistrimit të pronave të paluajtshme në emër të të dy bashkëshortëve.

Sipas raporteve të Drejtorisë për Pronë, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Ferizajt, gjatë periudhës janar-gusht janë realizuar gjithsej 155 lëndë për bartje të pronave të paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve.

Për regjistrim të pronave në emër të dy bashkëshortëve, kjo komunë deri tashti po prinë me numër më të lartë në nivel të vendit. Me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit rreth barazisë gjinore një grup i të rinjve në Ferizaj gjatë periudhës së fundit kohore ka realizuar disa aktivitete dhe një film dokumentar, transmeton Koha Ditore.

Sabri Murseli, drejtor për Pronë, Kadastër e Gjeodezi në komunën e Ferizajt, ka thënë se në fund të vitit 2016 KK-ja ka marrë vendim të lirohen nga taksat komunale të gjithë qytetarët e kësaj komune të cilët pronat e paluajtshme mund t’i bartin në emër të dy bashkëshortëve të tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)