Arbëri

PDK e Ferizajt akuzon komunën për keqmenaxhim

Po bëhen katër vite të kësaj qeverisje problemet dhe skandalet nuk kanë të ndalur, u tha në një konferencë të PDK të Ferizajt, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Sot jemi këtu, u tha në konferencë, për t'i dëshmuar për qindra herë kryetarit të Komunës, se reagimet tona nuk janë vetëm deklarime politike, por janë të argumentuara me fakte konkrete. Siç dihet objekti për zjarrfikës i cili ka filluar të ndërtohet qe disa vite ,u la si projekt i gatshëm nga ish qeverisja e PDK-se, por që fatkeqësisht sot dhe asaj dite nuk është përfunduar. Kujtojmë që në vitin 2013 u destinuan 150.000 Euro, gjithashtu u nda edhe një shumë tjetër në vlerë për 50.000 Euro dhe asgjë, këto para u avulluan. Nuk ka as tenderim e as ridestinim për këtë shumë të parave.

Shfrytëzojmë rastin të i bëjmë pyetje kryetarit se ku u zhdukë kjo shumë e madhe parash?

Problemet e këtij sektori të nuk përfundojnë vetëm me kaq, jemi të gjithë dëshmitar se para disa muajve PDK-ja pati reaguar për parregullsinë e hapjes konkursit dhe pranimin e punëtorëve për zjarrfikës, kishte të bënte për mos respektimit e procedurave ligjore gjithashtu bë edhe falsifikim i konkursit sepse shpallja ishte për dy punëtorë ndërsa pranimi u bë për tre persona.

Përpos mos respektimit të procedurave ligjore ai bëri edhe mos përfilljen e shoqatës së zjarrfikësve,duke mos e konsultuar fare, dihet fakti që në kuadër të saj ka mbi 20 zjarrfikës të certifikuar nga AME, të cilët në shumicën e rasteve bëjnë punë vullnetare, por që fatkeqësia e tyre është se nuk janë të afërt të këtij pushteti, u tha ndër të tjera në këtë konferencë.