Arbëri

“Hidromorava” dhe Komuna e Gjilanit me projekt për funksionalizimin e disa puseve

Descriptive Text

Kompania e ujësjellësit “Hidromorava” dhe Komuna e Gjilanit kanë arritur marrëveshje për investim të përbashkët në funksionalizimin e puseve me të cilat do të përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm.

Niveli i ujit tek Penda e Përlepnicës vazhdon të shënojë rënie gjersa janë ashpërsuar edhe reduktimet e ujit të cilat kanë përfshirë edhe qytetin. Kompania thekson se me aplikimin e reduktimeve është shënuar edhe rënia e inkasimit të mjeteve financiare të cilat grumbullohen nga qytetarët.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit, Muhamed Suliqi, deklaron se ata kanë pranuar një shkresë e cila konfirmon se Komuna do të bëjë ndarjen e mjeteve financiare për funksionalizimin e disa puseve.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")