Arbëri

KDI: Mitrovica e Jugut në telashe me infrastrukturë, furnizim me ujë të pijshëm e rrjet të kanalizimit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), njofton se ka zhvilluar katalogun e çështjeve për 11 komuna të Kosovës, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020, të cilat po bëhen përgjatë gushtit përmes dëgjimeve buxhetore.

Sipas njoftimit për media, në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, në ndriçimin publik dhe shërbimet shëndetësore.

Sipas hulumtimit, KDI thotë se del se pothuajse në të gjitha vendbanimet ka nevojë për intervenim në infrastrukturën rrugore. Në këtë komunë ka vendbanime që janë të kyçur pjesërisht apo nuk janë të kyçur fare në rrjet të kanalizimit. Si më emergjente konsiderohet ndërhyrja në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kҫiq i Madh, Zasellë, Stantërg, Vërnicë, Zhabar i Poshtëm dhe Mazhiq.

“Po ashtu janë 11 fshatra të cilët mungesën e ujit të pijshëm e shohin si pengesë për zhvillim”, thuhet tutje në njoftim.

Image
Image
Image