Arbëri

Bodrumi i xhamisë, ambulancë e Tërpezës së Vitisë

Descriptive Text

Viti, 26 gusht - Shërbimet mjekësore për banorët e fshatit Tërpezë të Komunës së Vitisë po kryhen në xhaminë e fshatit.

Në komunë kanë thënë se nuk kanë buxhet për të ndërtuar objekt shëndetësor në këtë fshat.

Nga ana tjetër, banorët e shohin si prioritet ndërtimin e saj.

Drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Basri Aliu, deklaron se ata janë duke hulumtuar gjetjen e donatorëve me të cilët do të financonin ndërtimin e ambulancës në këtë fshat. Thotë se buxheti për investime kapitale në këtë komunë është tkurrur për shkak të politikave të cilat janë udhëhequr nga niveli qendror.