Afro 70 për qind e ujërave të zeza të disa fshatrave në Ferizaj derdhen në lumin Nerodime

Afro 70 për qind e ujërave të zeza të disa fshatrave në Ferizaj derdhen në lumin Nerodime

Agim Ademi Agim Ademi 26 August 2019 12:01

Ferizaj, 26 gusht – Banorët e dhjetëra fshatrave të Komunës së Ferizajt prej disa vjetësh po vazhdojnë të përballen me kundërmim nga rrjetet e kanalizimit që po derdhen në lumin Nerodime.

Me një gjendje më të rëndë po përballen banorët e fshatrave Varosh dhe Gurëz, ndërkohë banorët janë ankuar disa herë në Komunë, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato.

Në Komunën e Ferizajt kanë thënë se rreth 70 për qind të ujërave të zeza të kësaj komune derdhen në lumin Nerodime, po ashtu kanë thënë se janë të njoftuar me gjendjen e ndotur të lumit, mirëpo janë duke i shikuar mundësitë financiare në bashkëpunim me donatorë të huaj për ndërtimin e një kolektori i cili përfshin trajtimin e ujërave të zeza për dhjetëra fshatra. Visar Heda, banor nga fshati Varosh, është ankuar se një pjesë e madhe e fshatit po i derdhin ujërat e zeza në lumit Nerodime, ndërkohë shtrati i lumit është mbushur me mbeturina të cilat po e vështirësojnë jetesën e qytetarëve. “Lumi në këtë territor është mbushur me mbeturina dhe askush nuk po intervenon për t’i pastruar ato. Po ashtu një pjesë e fshatit nuk e kanë të rregulluar rrjetin e kanalizimit e ujërat po derdhen në lumë. Gjatë temperaturave të larta kemi shumë telashe me kundërmim. Mbeturinat më së shumti po i hedhin banorët në mungesë të lokacioneve përkatëse, kurse tash ujërat e lumit janë pakësuar dhe aty nuk ka mbetur asnjë peshk. Prandaj kërkojmë nga Komuna të marrë masa për pastrimin e shtratit të lumit dhe të trajtohen ujërat e zeza për të gjitha këto fshatra”, ka thënë Heda.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme