Arbëri

Inspektorati në Shtime rrënon 3 furra ilegale të gëlqeres

Descriptive Text

Inspektorati në Komunën e Shtimes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni dyditor ka rrënuar 3 furra të gëlqeres në fshatin Dugë dhe Karaçicë, të cilat kanë operuar jashtëligjshëm.

Ndaj ndotësve të ambientit janë iniciuar procedura të rregullta sipas ligjeve në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas zyrtarëve komunalë në Shtime, këto janë 3 furrat e fundit që kanë operuar jashtëligjshëm në territorin e kësaj komune.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)