Arbëri

Përfundimi i rrugës ka mbetur qe një vit peng e shtyllave elektrike

Që nga viti i kaluar ka mbetur e papërfunduar zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që bie përmes fshatit Qyshk, në të cilën frekuentojnë pothuajse edhe të gjithë nxënësit për të shkuar dhe kthyer nga shkolla.

Ky projekt i nisur para një viti, sipas drejtoreshës për Shërbime Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi, ka mbetur i papërfunduar shkaku i shtyllave elektrike që gjenden përgjatë kësaj rruge.

“Në atë rrugë janë shtyllat elektrike shumë të vjetra, të cilat janë gati në mes të rrugës ku duhet të zbatohet projekti për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës. Edhe punëkryerësi e ka shumë vështirë me vazhdua punën, jo vetëm shkaku i shtyllave, por edhe shkaku i kabllove që janë shumë poshtë, e të cilat po rrezikojnë edhe rreth 300 nxënës që shkojnë në shkollë dhe kthehen në të njëjtën rrugë”, thotë ajo.

E këto shtylla, sipas saj, është dashur t’i dislokojë KEDS-i.

Mirëpo, në KEDS nuk e shoh si obligim dhe përgjegjësi të tyre që të dislokojnë shtyllat që ka kërkuar komuna. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)