Vetëm këtë vit në Skënderaj janë ndarë 140 mijë euro subvencione në bujqësi

Vetëm këtë vit në Skënderaj janë ndarë 140 mijë euro subvencione në bujqësi

16 August 2019 14:56

Në një ceremoni të organizuar me rastin e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për fermerët e komunës së Skenderajt, ku po merrte pjesë edhe kryetari Bekim Jashari, janë nënshkruar kontratat në mes të bujqve përfitues dhe Komunës së Skenderajt, në kuadër të subvencioneve dhe mbështetjes direkte për fermerët që kanë aplikuar në thirrjen për subvencione.

Kryetari i Komunës, Jashari, duke i uruar të gjithë fermerët përfitues, ka thënë se bujqësia mbetet një nga prioritetet e qeverisë lokale, si një prej sektorëve më të rëndësishëm që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari Jashari ka njoftuar se janë 140 mijë euro subvencione që janë shpërndarë vetëm këtë vit për bujqësinë.

“Duke bërë shpërndarjen e mjeteve bujqësore në kuadër të mbështetjes direkte për fermerët e vyeshëm që e duan punën, e prej të cilës krijojnë të ardhura, ne jo vetëm që e përmbushim obligimin për të zhvilluar bujqësinë, por edhe po ndjekim shembujt e suksesshëm, duke rritur vendet e punës dhe prodhimin.

Ndarja e sotme e 30 motokultivatorëve dhe 40 makinave mjelëse, është tjetër dëshmi e përkushtimit tonë që bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, ta fuqizojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë kryetari Jashari.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se falë përkushtimit të kryetarit Jashari dhe nënkryetarit Lushtaku, po arrihet që nga viti në vit të ketë rritje të mbështetjes për bujqit e komunës sonë./KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme