Vitia mbetet me infrastrukturën më të dobët komunale në Anamoravë

Vitia mbetet me infrastrukturën më të dobët komunale në Anamoravë

Feim Azemi 16 August 2019 11:16

Punimet në objektin e ri të Komunës të Vitisë ende nuk janë finalizuar, derisa zyrtarët e administratës dhe zyrtarët e drejtorive të tjera vazhdojnë të punojnë në objektet e vjetra që vlerësohet se nuk i plotësojnë kushtet për punë, pasi që janë trashëgimi nga periudha e paraluftës dhe në të cilat objekte nuk kishte pasur investime. 

Vitia me këtë gjendje të objekteve komunale vlerësohet se ka infrastrukturën më të dobët në krahasim me komunat e tjera të Anamoravës, shkruan sot Koha Ditore.

Komunarët vlerësojnë se zvarritja e përfundimit të objektit të ri të Komunës është pasojë e punimeve të cilat nuk janë realizuar siç duhet nga një kompani, e cila ishte kontraktuar në të kaluarën dhe tani janë duke u sanuar disa defekte të cilat janë të natyrës teknike dhe pasi të finalizohen punimet në instalimet e teknologjisë informative atëherë ata do të zhvendosen në objektin e ri, i cili do të ofrojë kushte më të mira të punës. 

Zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë ndonjë afat për finalizim të punimeve ngase, sipas tyre, përgjegjës për këtë çështje është Bashkimi Evropian, i cili edhe financon projektin.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme