Arbëri

“Brick”, me trajnime për mendimin kreativ

Nxënësit po e sfidojnë veten për të gjetur mënyra kreative të përdorimit të letrës.

Mendimin kreativ, nxënësit e kanë shprehur edhe nëpërmjet lojërave, bisedave e aktiviteteve të tjera, raporton “Express Summer” i KTV-së.

Në kuadër të programit “Brick”, nxënësit e Kaçanikut u bënë pjesë e trajnimit që në javën e dytë u realizua rreth temës “Mendimi kreativ”.

Trajnimi, i cili do të zgjasë pesë ditë, ka për qëllim të sjellë te këta nxënës një përvojë të re dhe ndryshe nga ato që kanë mësuar deri tani.

Për nxënësit, krahas njohurive, ky trajnim është edhe një lloj angazhimi atraktiv gjatë stinës së verës.

Synimi i gjithë trajnimit është t’i bëjë nxënësit të mendojnë përtej kornizave.

Programi “Brick” tash e disa muaj, po kontribuon në zhvillimin e të rinjve në fusha të ndryshme dhe trajnimet për nxënësit e Kaçanikut do të vazhdojnë edhe javën që vjen.