Arbëri

Diskutohet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në Gjilan

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të enjten ka pritur në takim pune drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, ku është diskutuar për mbështetjen e projekteve të efiçiencës së energjisë, programet në arsim dhe programet e tjera gjersa prioritet në programet është sigurimi i ujit të pijshëm për banorët e kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i Gjilanit ka deklaruar se përkrahja e Bankës Botërore është e rëndësishme për komunën që e drejton, gjersa ka përmendur edhe problemin që kanë me furnizimin me ujë të pijshëm.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen dhe besimin. Projekti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në periudhë afatgjate, për të cilin Banka Botërore dhe Qeveria po punojnë shumë. Banka Botërore është donator i madh në Kosovë tash e 20 vjet dhe tashmë janë në fazën e fizibilitetit dhe hulumtimin e nevojave sa i përket ujit të pijshëm, në nivel regjioni. Janë projekte të shtrenjta dhe sapo të kemi diçka konkrete do ta bëjmë publike shumën”, ka thënë Haziri pas takimit.

Ndërkaq drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, është zotuar për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm.

(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)