Arbëri

Fushë-Kosova s`ka buxhet për honorarët e mësimdhënësve

Foto: Driton Paçarada / Koha

Komunarët e Fushë-Kosovës u kanë mbetur borxh më shumë se 20 mësimdhënësve për orët shtesë që i kanë mbajtur gjatë viteve 2016-2017. Ata kanë thënë se si komunë nuk kanë mjete për ta shlyer borxhin prej më shumë se 15 mijë eurove, pasi që Ministria e Financave nuk po ua lejon një gjë të tillë.

Drejtori për Arsim në këtë komunë, Islam Shabani, thotë se për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe moslejimit të rritjes së numrit të mësimdhënve ishin detyruar që të rrisnin numrin e orëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë çështje e kishte ngritur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2018.

“Komuna nuk i ka kompensuar arsimtarët për orët e punuara mbi normë dhe obligimet e mbetura nuk janë shpalosur në PFV, si: Sipas zyrtarëve, numri i nxënësve në Komunën e Fushë-Kosovës është rritur viteve të fundit. Në pamundësi të shtimit të numrit të stafit arsimtarëve, Komuna kishte angazhuar arsimtarët ekzistues që të mbajnë orë shtesë (honorar). Obligimet e mbetura nga viti 2017 për pagesën e orëve të mbetura ishin në vlerë 15,537€”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në të njëjtin është thënë se pos honorareve Komuna u kishte mbetur borxh edhe pensionistëve për pagat përcjellëse që u takojnë me Kontratë Kolektive.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)