Arbëri

Të tjera padi ndaj serbëve që kryen krime në Gjakovë

Descriptive Text

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot dorëzon kontingjentin e dymbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.