Arbëri

Hani i Elezit kërkon nga Ministria e Mjedisit largimin e mbetjeve të asbestit

Komuna e Hanit të Elezit që nga paslufta po përballet me mbetje të asbestit përgjatë shtratit të lumit Lepenc. Këto mbetje janë hedhur nga fabrika e asbestit, e cila ndërkohë është privatizuar.

Mbetjet e asbestit në dhjetëra hektarë të sipërfaqes arrin thellësinë nën tokë prej më shumë se 3 metra, madje të rinjtë e kësaj komune asnjëherë nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë as fushën e futbollit derisa Komuna me buxhet vetjak ka larguar pjesën më të madhe të saj për ta funksionalizuar këtë fushë.

Përfaqësuesit e Komunës së Hanit të Elezit kanë kërkuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ta finalizojnë projektin e nisur disa vjet më parë për largimin e mbetjeve të asbestit. Kryetari i kësaj komune, Rufki Suma, ka deklaruar se disa herë ka adresuar kërkesë në MMPH për ta larguar të gjithë asbestin përgjatë shtratit të lumit Lepenc, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)