Arbëri

“Flladi“ në Shpellën e Gadimes

“Flladi” i së hënës do t’i shpjerë shikuesit në një udhëtim prej 1500 metrash në Shpellën e Gadimes.

Shpesh mund të keni kaluar andej afër e megjithatë nuk jeni ndalur për t’u njohur me njërin prej atraksioneve më të veçanta turistike të Kosovë.

Kristalet që gjenden në këtë shpellë janë të veçanta. Përmes një reportazhi të realizuar nga gazetari Meti Krasniqi do të mundë të mësoni më shumë për historinë e kristaleve, si “Peshku”, “Mjekra e Skënderbeut”, “Gjarpri” e “Romeo e Zhulieta”.

Reportazhi sjell në detaje bukurinë dhe të veçantat e kësaj shpelle, duke kuptuar se një vizitë por edhe rikthimi për vizitë në këtë shpellë është gjithnjë atraktiv.

“Flladi” transmetohet çdo dite pune nga ora 18:00 në kuadër të skemës verore të KTV-së.