Arbëri

Kërkesën për “fotograf për parkun arkeologjik” në Prizren, shoqëria civile e quan absurde

Muzeu i hapur arkeologjik në Komunën e Prizrenit, tash e një kohë ka mbetur pa person përgjegjës për mirëmbajtjen e tij.

Për ta zgjidhur këtë problematikë, Komuna e Prizrenit, përmes një tenderi, ka shpallur konkurs për një mirëmbajtës të parkut, raporton KTV.

Por, kjo nuk është e vetmja pozitë që është kërkuar sipas tenderit të Komunës, të datës 24 qershor.

Bashkë me të, Komuna ka kërkuar edhe një fotograf profesionist, i cili do të kryejë shërbime të parapara me kontratë.

Ky veprim i komunës po quhet pamaturi nga shoqëria civile.

Edhe opozita në Prizren po e kundërshton këtë kërkesë të Komunës.

Ky muze është nën përkujdesje të komunës, derisa në hapësirën e tij, në këto dritare të improvizuara, prezantohen artefakte të ndryshme.