Arbëri

Zvarritet përfundimi i projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Orllan

Descriptive Text

Ndërtimi i kolektorit dhe impiantit biologjik për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Orllan të Podujevës është duke u zvarritur qe dy vjet. Ky projekt që financohet nga Qeveria zvicerane dhe implementohet nga Organizata CDI, ka qenë i paraparë të përfundojë në vitin 2017, kur kishte filluar.

Por, përveçqë që nuk ka përfunduar as tash, një lagje e këtij fshati që gjendet te xhamia nuk është përfshirë fare në kolektor. Rrjedhimisht më shumë se 20 shtëpi do të vazhdojnë t’i derdhin kanalizimet në Liqenin e Batllavës edhe pas përfundimit të këtij projekti. Drejtori i CDI-së, Astrit Vokshi, thotë se kjo lagje gjendet në zonën e parë mbrojtëse dhe se nuk kanë leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që të vendosin gypin edhe në këtë pjesë, shkruan sot Koha Ditore.

“Faktikisht është një lagje që ka qenë e paraparë të vendoset kolektori, po nuk kemi mund me marrë leje nga MMPH-ja se ajo lagje është në zonën e parë mbrojtëse. E në kuadër të asaj, edhe pse e kemi pasur të paraparë në atë kohë, prej Ministrisë çka është në zonën e parë mbrojtëse të Liqenit nuk lejohet kurrfarë ndërtimi, pavarësisht që është gyp kanalizimi. Në zonën e parë në të ardhmen parashihet që ato shtëpi me u hjek, për atë arsye, aty janë diku 20 shtëpi që ne nuk kemi mundur (me vendos gypin v.j.), se duhet me respektua atë ligj”, është shprehur Astrit Vokshi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)