Haradinaj nis sezonin e korrje-shirjeve në Kamenicë

Haradinaj nis sezonin e korrje-shirjeve në Kamenicë

12 July 2019 16:10

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e sezonit të korrje-shirjeve në fshatin Kopërnicë të Kamenicës, me ç’rast uroi që të mbillen sa më shumë sipërfaqe të Kosovës.

I shoqëruar nga i pari i kësaj komune Qëndron Kastrati, Haradinaj tha se ndihet i nderuar që mori pjesë në fillimin e kësaj sezone duke premtuar se do të vazhdojë të përkrahë fermerët dhe bujqit dhe Kamenicën.

“Uroj që sa më shumë sipërfaqen të Kosovës të mbillen jo vetëm me grurë, por me të gjitha bimët tjera, me të gjitha drithërat që i kultivojmë në Kosovë. Njëkohësisht atë që e thash më herët, do të qëndrojmë afër bujqve tanë, afër fermerëve, afër pemëtarëve. Do të jemi afër tyre", tha ai.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke shprehur respekt për shkurajen e kryeministrit Haradinaj atje, u shpreh se shpreson që prezenca e këtij të fundit t’iu sjellë fat në sezonin e korrje-shirjeve.

“Ne kemi nderin që filluam sezonin e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës me juve sot dhe shpresoj se na sjellë fat dhe do të shkojë mbarë e ka me qenë sa më produktive toka në vazhdim”, tha Kastrati.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në komunën e Kamenicës, ku ka marrë pjesë në disa aktivitete të njëpasnjëshme në Zajqec dhe Kopërnicë, fshatra të kësaj komune./ksp/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme