Opozita e cilëson mashtrim zgjerimin e rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Opozita e cilëson mashtrim zgjerimin e rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Nexhat Tovërlani 12 July 2019 13:31

Zgjerimi i rrugës kryesore të qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” dhe ndërtimi i infrastrukturës përcjellëse, siç quhej projekti, ka dalë të mos jetë zgjerim. Ky projekt që ka filluar vitin e kaluar dhe kushton 1.1 milionë euro do të bëhet vetëm me një shirit më shumë, nga 2 në 3. Në fakt, nga zgjerimi ka dalë të jetë ngushtim, pasi gjerësia e kësaj rruge duket se ka mbetur e njëjtë dhe me këtë janë ngushtuar shiritat, duke e shtuar edhe një në të njëjtën hapësirë. Kështu po shihet edhe nga zyrtarët opozitarë të kësaj komune.

Ata e kanë quajtur mashtrim të radhës çështjen e zgjerimit të kësaj rruge. Këshilltari nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se ndryshe është thënë e ndryshe po bëhet ndërtimirrugës “Zahir Pajaziti”, shkruan sot Koha Ditore.

“Stërzgjatja, manipulimi me deklarata ndaj qytetarëve rreth zgjerimit dhe rregullimit të rrugës ‘Zahir Pajaziti’ është bërë faktikisht sikurse gojëdhënat për ndërtimin e urës së shenjtë.

Ajo çka është thënë dhe është duke u bërë në ndërtimin e rrugës ‘Zahir Pajaziti’ është e ndryshme, sepse këtu nuk është duke u bërë zgjerim i rrugës, faktikisht gjerësia e trasesë po mbetet e njëjtë”, ka thënë Rafet Llapashtica.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme