Kompania e pastrimit “Pastërtia” përballet me mungesë të makinerisë

Kompania e pastrimit “Pastërtia” përballet me mungesë të makinerisë

Agim Ademi Agim Ademi 12 July 2019 11:36

Kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” po përballet me mungesë të makinerisë dhe pajisjeve të tjera teknike. Kjo ka bërë që udhëheqësit e kësaj kompanie t’i bashkojnë kryetarin e Komunës së Ferizajt, Shtimes dhe Kaçanikut për të kërkuar ndihmë nga ta.

Kjo kompani që nga viti 2007 ka marrë statusin e shoqërisë aksionare, andaj përfaqësuesit e këtyre komunave kanë premtuar mbështetje ndaj kësaj kompanie me qëllim të zhvillimit të saj. Ndërkaq aksionari më i madh me mbi 70 për qind të aksioneve në këtë kompani, Komuna e Ferizajt, nëpërmjet kryetarit, Agim Aliu premtoi përkrahje të veçantë me qëllim të zhvillimit dhe orientimit të politikave që çojnë përpara këtë kompani, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie në Ferizaj, Dukagjin Etemi, fillimisht para kryetarëve të tri komunave ka prezantuar një raport mjaft të gjerë rreth punës dhe të arriturat e kësaj kompanie, por njëkohësisht ka publikuar edhe një varg sfidash me të cilat po përballen për çdo ditë në terren...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme