Auditori:  Gjilani s`e ka përmbushur programin për investimet kapitale

Auditori: Gjilani s`e ka përmbushur programin për investimet kapitale

Feim Azemi 11 July 2019 12:31

Komuna e Gjilanit nga 6 milionë euro për investime kapitale ka arritur t`i shpenzojë 4 milionë e 802 mijë euro.

Mospërmbushja e programit për investimet kapitale vlerësohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit se do të rezultojë në realizimin e më pak projekteve, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Menaxhmenti i Komunës nuk kishte trajtuar këtë vërejtje të auditorit dhe se problemet në këtë fushë po përsëriten nga viti në vit.

Nga kryetari i Komunës së Gjilanit është kërkuar që të ndërmarrë një vlerësim për të përcaktuar shkaqet të cilat po ndikojnë në nivelin e ekzekutimit të buxhetit për investime dhe të përcaktojë opsionet praktike për përmirësimin e ekzekutimit më të mirë të buxhetit në vitin e ardhshëm.

“Komuna gjatë këtij viti ka arritur të shpenzojë buxhetin për investime kapitale vetëm 79 për qind, si dhe 75 për qind për subvencione. Ekzekutimi i ulët lidhur me projektet kapitale dhe subvencione është ndër sfidat kryesore me të cilën po përballet komuna. Çështja nuk është adresuar nga menaxhmenti në vitet e fundit edhe pse ajo është trajtuar në raportet e mëparshme të auditimit. Shkaktar të ekzekutimit të ulët janë vonesat në realizimin e kontratave”, thuhet në raport.

 (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme