AAK-ja kërkon hetimin e komunarëve për keqpërdorim të parasë publike

AAK-ja kërkon hetimin e komunarëve për keqpërdorim të parasë publike

Ilir Osmanaj 09 July 2019 12:30

Kryetari i AAK-së opozitare në Pejë, Ali Berisha, të hënën në një konferencë për shtyp, ka thirrur Prokurorinë dhe Policinë që të nisin hetimet nga keqpërdorues të parasë publike në Komunën e Pejës.

“Ftojmë organet e hetuesisë që të ndërmarrin si bazë gjetjet e auditorit të përgjithshëm për vitin 2018. Prokuroria dhe policia duhet të hetojnë të gjithë shkelësit e ligjit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Ne besojmë që çdo raport i Auditimit duhet të jetë temë e trajtimit të prokurorisë dhe policisë të cilat duhet t’i trajtojnë këto keqpërdorime që janë konstatuar edhe nga auditori i përgjithshëm”, tha Berisha.

Sipas tij, gjetjet e auditorit të përfshira në raport paraqesin vetëm një pjesë të keqmenaxhimit të pushtetarëve aktualë në Komunën e Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

“E kemi thënë disa herë edhe vitin e kaluar dhe e kemi përsëritur vazhdimisht se Komuna e Pejës po tregon shkelje të vazhdueshme dhe të qëllimshme të ligjeve, sepse në vazhdimësi raportet e auditorit kanë gjetur shkelje të shumta dhe ka dhënë rekomandime, të cilat nuk janë përfillur”, tha Berisha.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme