Arbëri

Bashkëfinancimi - opsion për ndërtimin e zonës ekonomike në Viti

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë i ka dhënë pëlqimin Komunës së Vitisë për themelimin e Zonës Ekonomike përkatësisht Parkut Industrial, e cila shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj – Gjilan, përkatësisht në fshatin Budrigë dhe ka një sipërfaqe prej 15 hektarëve tokë.

Mirëpo për ndërtimin e zonës ekonomike sipas ligjit është Komuna e Vitisë, e cila duhet të sigurojë mjetet financiare për krijimin e kushteve të përshtatshme që kanë të bëjnë me aspektin organizativ, hapësinor, infrastrukturor, energjetik dhe çështje të tjera që nevojiten për kryerjen e veprimtarisë afariste në zonën ekonomike. Ndërsa variant tjetër i financimit dhe administrimit të zonës ekonomike është hyrja në partneritetin publiko- privat. Ndërkaq kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se financimi i ndërtimit të Zonës Ekonomike do të bëhet në participim me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, në mënyrë që të krijohen parakushtet që bizneset e interesuara të vendosen në atë pjesë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.