Arbëri

Universiteti publik kërkon që kampi ushtarak t’iu jepet studentëve

Descriptive Text

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë kontingjentin gjerman të KFOR-it lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e kampit fushor ushtarak në Prizren, i cili do të boshatiset nga paqeruajtësit gjermanë në fillim të vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe përderisa përfaqësuesit diplomatikë dhe ata ushtarakë gjermanë tashmë kanë zhvilluar diskutimet e para me zyrtarë të lartë të Komunës së Prizrenit lidhur me të ardhmen e kësaj hapësire, ku janë investuar mjete të konsiderueshme nga Qeveria gjermane, nga menaxhmenti i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka kërkesa që aty të lejohet bartja e kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)