Arbëri

Serbët e veriut i gëzohen rihapjes së dyqaneve, thonë se blejnë vetëm prodhime serbe

Të gjitha pikat shitëse në veri të Kosovës janë hapur përsëri, pas mbylljes përgjatë dy ditëve, si shenjë proteste ndaj taksës së vënë nga Qeveria ndaj produkteve serbe.

Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët iu kthyen normalitetit dhe dolën nëpër lokale e dyqane për t’u furnizuar me produkte ushqimore, pasi ato u hapën këtë mëngjes, raporton KTV.

Qytetarët, e ata pak punëtorë të bizneseve që pranojnë të flasin, thonë se banorët serbë duan vetëm produkte të Serbisë dhe kërkojnë largimin e taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës.

Rihapjen e tyre, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e cilësoi si rezultat të punës së Qeverisë së Kosovës, derisa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se në veri po kthehet normaliteti.

Megjithatë, është raportuar se diplomatë të huaj kanë ndërhyrë për ta rikthyer gjendjen në normalitet.