Arbëri

Ministria paralajmëron masa për ndotjen e lumit nga fabrika e vajit

Descriptive Text

Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë paralajmëruar masa ndaj Fabrikës për përpunimin e vajit “NoraTrading” që gjendet në fshatin Lluga të Podujevës,e cila është duke e ndotur një lumë të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë thënë të mos e kenë ditur për ndotjen që është duke e shkaktuar kjo fabrikë lumin që vjen nga liqeni i Batllavës dhe bashkohet me lumin Llap në fshatin Lluzhan. Banorët e fshatit Bellopojë dhe Shoqata e peshkimit “Batllava” kanë shprehur shqetësimin e tyre për zbrazjen e vajrave e kemikaleve në këtë lumë nga fabrika “NoraTrading”. Kjo fabrikë, sipas tyre, nëpërmjet gypave i derdh të gjitha kemikalet në këtë lumë në fshatin Bellopojë, duke shkaktuar ngordhjen e të gjitha gjallesave.

(më shumë lexoni sot në Koha Ditore)