Arbëri

Opozita në Podujevë kërkon investime në zhvillim e jo në kanalizim

Këshilltarë komunalë të opozitës i kanë kërkuar Komunës së Podujevës të mos e çojë buxhetin në asfalt e kanalizim, por në zhvillim ekonomik, bujqësi, arsim e shëndetësi.

Ata e kanë kritikuar qeverisjen lokale se edhe 20 vjet pas luftës nuk po mund të dalë nga mendësia e asfaltit e kanalizimit. Shefi i Grupit të këshilltarëve të Vetëvendosjes, Fitim Haziri, ka thënë se komunarët nuk dinë të planifikojnë e as të shpenzojnë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo qeverisje, siç po shihet qysh prej pas luftës, mendësia e saj është që nuk dinë me dalë përtej asfaltit dhe kanalizimit. Vazhdimisht qytetarëve iu është paraqitur asfalt e kanalizim. Edhe nëse do t’i kishin 500 milionë edhe nuk do të dinin t’i shfrytëzonin për qytetarët e Podujevës. Kjo tregon mirë buxhetin për investime kapitale. Vitin e kaluar vetëm 68 për qind e buxhetit është realizuar për investime kapitale. Nuk dinë të planifikojnë dhe të punojnë”, ka thënë Fitim Haziri duke iu referuar Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2022.

Ndërsa komunarët kanë thënë se projektet infrastrukturore janë kërkesat e qytetarëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)