Arbëri

Shkatërrohet ende pa u funksionalizuar ambulanca në Mazgit

Descriptive Text

Ka disa vjet që është ndërtuar, por Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Mazgit të Obiliqit është shkatërruar pa u funksionalizuar asnjëherë.

I kanë mbetur veç kornizat e dritareve, objektit të ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë përskaj paraleles së ndarë të shkollës “Ibrahim Rugova”, shkruan sot “Koha Ditore”. Muret jashtë janë dëmtuar në shumë vende, ndërkohë që brenda janë të mbushura përplot bërllok.

Banorët ankohen se, megjithëse objekti ekziston, për shkak të mosfunksionalizimit të kësaj ambulance në fshat, u duhet që për më të voglin shërbim të shkojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet. Ata, po ashtu, thonë se në këtë ndërtesë rrinë lloj-lloj personash, për të cilët dyshojnë se mund të përdorin edhe substanca të ndaluara.

Izet Grajçevci thotë se do të ishte shumë më mirë sikur të punonte Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshat.

“Çdo send që niset me qëllim të keq edhe mbetet keq. Ma lehtë e ma mirë na kish ra po të hapej ky objekt, pra çdo shërbim që do të ishte për banorët kish me kanë ma mirë. Prej këtu janë 3 kilometra deri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet”, ka thënë ai.

Për një banor tjetër, që deshi të mbetej anonim, kujdesi i Komunës për ta funksionalizuar këtë ambulancë ka qenë zero... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.