Arbëri

INPO: Mos e betononi gjelbërimin

Iniciativa për Progres – INPO së bashku me dhjetëra qytetarë kanë organizuar një marsh protestues në sheshin e qytetit të Ferizajt me moton “Mos e betononi gjelbërimin”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky aktivitet është organizuar derisa para pak javësh Komuna ka marrë vendim që parku te ish-çerdhja e vjetër në Ferizaj të shndërrohet në parking për vetura, i cili do të menaxhohej për 11 muaj nga kompania publike “Ambienti”.

Këtij marshi i janë bashkuar edhe këshilltarët e KK-së nga radhët e subjekteve opozitare në Komunën e Ferizajt. Në emër të protestuesve, qytetari Afrim Demiri ka thënë se janë mbledhur, në marsh protestues paqësor, për ta kundërshtuar vazhdimin e vrazhdë të betonizimit të hapësirave të gjelbëruara në qytetin e Ferizajt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)