Arbëri

Kamenica në problem me mosshpenzimin e mjeteve për investime kapitale

Mosshpenzimi i mjeteve financiare për investimet kapitale po vlerësohet si dobësi menaxheriale për Komunën e Kamenicës, e cila nga 1 milion e 349 mijë euro të destinuara për vitin 2018 ka realizuar vetëm 867 mijë euro.

Ngecje janë evidentuar edhe tek kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Për këtë kategori ishin alokuar 957 mijë euro, gjersa janë shpenzuar 691 mijë e 872 euro. Këtu përfshihen shpenzimet komunale për derivate, lëndë për ngrohje, shërbime kontraktuese, shpenzime të mirëmbajtjes dhe riparimeve dhe udhëtimeve zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit thekson se menaxhmenti nuk posedon analizë për ecurinë buxhetore dhe nuk rishqyrton planin e prokurimit dhe nuk ka raporte të rregullta e të detajuara për aktivitetet operative. Raporti gjen se qiramarrësit nuk kanë kryer detyrimet që kanë ndaj komunës dhe kjo e fundit nuk ka vendosur një mekanizëm për mbledhjen e borxheve, duke rritur rrezikun që të ketë humbje financiare.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)