Arbëri

Shumë projekte infrastrukturore të varura nga “kismeti” në Podujevë

Descriptive Text

“Me kismet”, i është përgjigjur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, një banori të fshatit Lluzhan kur po i kërkohej përgjigje se kur do të asfaltohet rruga ku ai banon.

Në takimin publik që e ka organizuar Komuna e Podujevës për t’i shpalosur projektet e realizuara për këta gjashtë muaj dhe ato që janë të planifikuara për sivjet, Skender Maloku nga fshati Lluzhan ka thënë se 180 metrat e rrugës ku banon kanë mbetur pa asfalt qe disa vjet, edhe pse në 2014 thotë se e kishte përgatitur projektin, shkruan sot Koha Ditore.

“Në muajin 7 a 8 2014 e kam ba projektin dhe e kam dorëzu në Komunë. Jam kanë në zyrën tane (Agim Veliut v.j.) dhe aty drejtori Durim Salihu ka thanë se ka me u shtrua. Në 2018 ka ardhë kompania e ka përgatit për asfalt, po drejtori Hamdi Jaha nuk i ka lanë gjoja se nuk është punu si duhet. Sivjet i kanë qit dy kamionë zhavorr. Ju po thoni kismet, kismet, po po du me ditë a ka shpresë me u asfaltu”, ka thënë Skender Maloku.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)