Vetëvendosje akuzohet se dështoi ta mbronte parimin, që dikur e bënte me demonstrata

Vetëvendosje akuzohet se dështoi ta mbronte parimin, që dikur e bënte me demonstrata

Fisnik Minci 13 June 2019 13:16

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, të mërkurën, ka reaguar ndaj mënyrës së zbehtë të shënimit të përvjetorit të 141-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo parti ka theksuar se kjo po ndodh gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, që dikur ka protestuar para selisë së Kuvendit të Komunës, me moton “Lidhja është gjallë”.

“Kjo po ndodh në kohën kur opinioni ka pritur shumë nga premtimet e bëra, por për dallim nga shumë përvjetorë të tjerë, sivjet nuk është mbajtur as një akademi solemne kushtuar kësaj ngjarjeje, siç ka qenë traditë, në mjedise të Kompleksit të LSHP-së në Prizren. Shënimi në këtë formë i 141-vjetorit të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë kombëtare, vetëm me disa aktivitete simbolike, konsiderojmë se është fyese për Prizrenin, që tashmë edhe në saje të LSHP-së është shpallur kryeqytet historik”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas partisë opozitare, veprimet kësisoj të këtij pushteti janë dëshmia më e mirë para qytetarëve për paaftësinë për menaxhim të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëheq Vetëvendosje, “e cila sa ishte në opozitë kritikonte për ndryshimin e logos së Komunës, kur dihej se kjo ishte imponuar nga faktori ndërkombëtar dhe nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa tash kur është në pushtet, punon pikërisht me logon që kundërshtonte, pa vitin 1878, që simbolizon kohën e mbajtjes së LSHP-së”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme