Komuna e kënaqur që BE-ja hoqi dorë nga deponia në Harilaq

Komuna e kënaqur që BE-ja hoqi dorë nga deponia në Harilaq

Nexhat Tovërlani 13 June 2019 11:05

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës janë shprehur të kënaqur që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka marrë parasysh vullnetin e banorëve të fshatit Harilaq dhe vendimin e Kuvendit Komunal për të mos lejuar ndërtimin e deponisë me mbetje të rrezikshme në këtë lokacion.

Javën që shkoi nëpërmjet një njoftimi, Zyra e BE-së ka treguar për dështimin e projektit 12-milionësh të dedikuar për këtë deponi. Ndërkohë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e ka fajësuar Komunën e Fushë-Kosovës për dështimin e këtij projekti. Ndërsa zyrtarët e kësaj të fundit thonë se MMPH-ja ka qenë jotransparente që nga fillimi për këtë projekt, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne përshëndesim vendimin e Komisionit Evropian, i cili ka marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës dhe vendimin e Kuvendit Komunal të datës 25.10.2018 (kundër lokacionit për deponinë e rrezikshme v.j.)”, ka thënë zëdhënësi i Komunës, Ali Topalli.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme