Nxënësit në Gjilan shënojnë 20-vjetorin e çlirimit me një pikturë 20 metrash

Nxënësit në Gjilan shënojnë 20-vjetorin e çlirimit me një pikturë 20 metrash

12 June 2019 13:38

Nxënësit e shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati” në Gjilan me kreativitetin e tyre artistik kanë krijuar në ambient të hapur një pikturë të gjatë prej 20 metrash, si simbolikë e 20 –vjetorit të çlirimit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle për kreativitetin e tyre në këtë ditë historike, duke I falënderuar që iu bashkangjitën aktiviteve maratonike të Komunës së Gjilanit.

Kurse, drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, tha se ky aktivitet u realizua në kuadër të aktivitrete të Komunës, ndërkaq ka bërë të ditur se për vitin e ardhshëm planifikohet që të realizohet një mural në qendër të qytetit, që do t'i kushtohet kësaj dite historike

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme