Zona ekonomike e Gjilanit planifikohet të shtrihet ndërmjet fshatit Stanishor dhe Kufcë

Zona ekonomike e Gjilanit planifikohet të shtrihet ndërmjet fshatit Stanishor dhe Kufcë

Feim Azemi 12 June 2019 11:43

Zona ekonomike e Gjilanit planifikohet të shtrihet në pronat private në Komunën e Novobërdës në një sipërfaqe prej 52 hektarësh tokë.

Komuna e Gjilanit nuk ka bërë të qartë planin e tyre sa i përket shpronësimit të tokave për ndërtimin e zonës dhe se përgjegjësia për këtë shpronësim ende nuk është definuar.

Mirëpo Qeveria e Kosovës për këtë projekt kishte dhënë zotimin e tyre se do të përkrahin me mjete financiare dhe nga komuna ishte kërkuar caktimi i një lokacioni.

Zona ekonomike e Gjilanit planifikohet të shtrihet ndërmjet fshatit Stanishor dhe Kufcë, e cila vlerësohet si zonë e përshtatshme ngase do të ketë qasje edhe në autostradën e Gjilanit e cila është në ndërtim e sipër. Është vlerësuar se zona ekonomike e tillë do të mundë të shfrytëzohet edhe nga komunat e shteteve fqinje....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme