Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi

Descriptive Text

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan - Kufiri me Malin e Zi.

Me këtë rast, Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit.

Kreu i Infrastrukturës dhe Transportit, bëri të ditur që shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi, transmeton KP.

Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë mbi 4 milionë e 190 mijë euro, ndërsa asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.