Anulimi i prokurimit redukton aktivitetet për festat e qershorit

Anulimi i prokurimit redukton aktivitetet për festat e qershorit

Fisnik Minci 11 June 2019 08:17

Aktiviteti i prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit në Komunën e Prizrenit është anuluar. Duke qenë se njoftimi për anulim është bërë ditë më parë, organet komunale nuk kanë pasur afat kohor më për ritenderimin e tij.

Kësisoj shënimi i 10 qershorit – Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Prizrenit po vazhdon me aktivitete të reduktuara. Një gjë e tillë, sipas këshilltarëve nga radhët e opozitës, tregon paaftësinë për menaxhim të Ekzekutivit komunal.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Krenare Koqi, ka konfirmuar anulimin e prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit. “Si rrjedhojë numri i aktiviteteve për festat e qershorit është reduktuar”, ka thënë Koqi për gazetën. Sipas saj, organet komunale në bashkëpunim me institucionet arsimore, kulturore e sportive dhe organizatat joqeveritare e shoqatat janë duke realizuar një numër aktivitetesh, pasi që nuk ka pasur afat për ritenderim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme