Arbëri

Partnerët austriakë në “Ekohigjienë” kërcënojnë Komunën e Gjilanit me padi në Gjykatën e Arbitrazhit

Qeverisja lokale e Gjilanit është kërcënuar me pasoja ligjore nga ish-partneri i menaxhmentit të kompanisë “Higjiena, e cila merret me pastrimin e qytetit, pas shkëputjes së kontratës me austriakët, që e bëri kohë më parë Komuna.

Qeverisja komunale ka bërë plane që të emërojë një drejtor në kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena” për periudhën e transicionit, pasi që drejtues të saj e kanë bërë shkëputjen e njëanshme të kontratës me partnerin austriak.

Pushteti komunal me këtë veprim është duke synuar marrjen e drejtimit të kompanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, këto lëvizje të Komunës nuk po pranohen nga partneri austriak, të cilët kanë kërcënuar ekzekutivin e Komunës se do të përballen me pasoja ligjore, ngase ata janë duke shqyrtuar dërgimin e lëndës në Gjykatën e Arbitrazhit, meqë vlerësojnë se kontrata e partneritetit publiko-privat, e cila ishte lidhur në vitin 2012 është shkëputur nga Komuna pa u dhënë asnjë arsye e qëndrueshme për këtë veprim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)