Banorët e Gadimes së Lipjanit me vetiniciativë zhavorrojnë rrugët

Banorët e Gadimes së Lipjanit me vetiniciativë zhavorrojnë rrugët

Agim Ademi Agim Ademi 09 June 2019 15:02

Shkaku i mungesës së investimeve nga komuna e Lipjanit, banorët e fshatit Gadime me buxhet vetjak kanë kontraktuar një kompani private për t’i zhavorruar disa rrugë brenda fshatit, raporton Koha Ditore.

Sipas banorëve, komuna e Lipjanit asnjëherë nuk i asfalton rrugët nëpër të cilat kalojnë militantët e subjekteve të tjera opozitare.

Arxhend Tasholli, banor nga fshati Gadime, njëherësh këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar banorët me vetiniciativë po i asfaltojnë rrugët e fshatit mbasi komuna po bën investime sipas ngjyrimeve politike.

“Në mungesë të investimeve nga komuna e Lipjanit, banorët e Gadimes po detyrohemi të investojmë me buxhet vetjak për rregullimin e infrastrukturës rrugore. Ekzekutivi i komunës është orientuar të investoi aty ku i ka votuesit e vetë duke e lënë anash një pjesë të madhe të infrastrukturës në Gadime. Kjo qeverisje ka planifikuar projekte kapitale për vitin 2020 dhe 2021 vetëm në ato lagje të fshatrave ku i ka votuesit e vetë, prandaj kjo është e padrejtë dhe keqmenaxhim me paranë publike. Kërkoi që të gjitha projektet kapitale të realizohen në mënyrë të barabartë dhe sipas prioriteteve për të gjithë qytetarët e kësaj komune”, ka thënë midis të tjerash Tasholli.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme