Arbëri

Anulohet thirrja për mbështetje të OJQ-ve dhe individëve në Prizren

Foto: Koha

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit ka anuluar thirrjen për aplikim për përkrahje të individëve dhe OJQ-ve në këto fusha.

Ky vendim është marrë pasi që thirrja është shpallur në kundërshtim me legjislacionin që rregullon këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komunës së Prizrenit i janë dashur më shumë se dy muaj e gjysmë që ta kuptojë këtë lëshim të vetin.

“Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik njofton se thirrja për aplikim "Përkrahja e individëve dhe OJQ-ve në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik", e hapur më 14 mars 2019, është anuluar”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim. Aty sqarohet se rregullorja në të cilën është thirrur Komuna për këtë thirrje lejon mbështetjen financiare për OJQ-të, por jo edhe për individët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)