Arbëri

Bitia e Poshtme kundërshton ndërtimin e hidrocentralit në Lepenc

Banorë të fshatit Biti e Poshtme e Komunës së Shtërpcës, të enjten, me protestë kanë kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali në rrjedhën e lumit Lepenc.

Punimet në lumë po kryhen nga Sherif (Ramë) Uka nga Hani i Elezit, ndërmarrës privat, i cili gjatë së enjtes nuk ka qenë i qasshëm në telefon, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas banorëve ky projekt po e “varros” lumin Lepenc nëpërmjet gypave dhe i dëmton parcelat bujqësore si burim i vetëm për mbijetesën e tyre.

Policia e Kosovës ka intervenuar dhe ka arrestuar katër protestues.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)