Arbëri

Tri fshatra të Ferizajt kundërshtojnë Projektligjin për RTK-në, sepse s’kanë sinjal

Përfaqësuesit e fshatrave Zllatar, Dardani dhe Mirosalë të Komunës së Ferizajt nëpërmjet një shkrese po e kundërshtojnë Projektligjin për financimin e Radiotelevizionit Publik të Kosovës, me arsyetim se që nga paslufta nuk është i shtrirë rrjeti tokësor i transmetimit nëpër këto fshatra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë vendim që qytetarët nëpërmjet faturave të rrymës do të paguajnë nga 2.5 euro për të siguruar financimin e Televizionit Publik. Kjo çështje ka nxitur edhe reagimet e subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar të Komunës së Ferizajt, nëpërmjet një shkrese ka thënë se është e padrejtë të paguajnë një taksë për të cilën asnjëherë nuk marrin shërbime. Sipas tij, deri më 2010-n RTK-ja ua ka marrë qytetarëve të këtyre fshatrave 376 mijë euro pa e shfrytëzuar asnjë shërbim të tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)