Latifi fton fermerët e Rahovecit të aplikojnë për subvencionet e Ministrisë

Latifi fton fermerët e Rahovecit të aplikojnë për subvencionet e Ministrisë

31 May 2019 11:25

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje fermerëve të kësaj ane që të aplikojnë për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan sot Koha Ditore.

Latifi ka pohuar se një ekip punues do të jetë në shërbim të fermerëve për lehtësimin e aplikimit.

“Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi ka themeluar një taskforcë, e cila në periudhën e aplikimit do të jetë në dispozicion të fermerëve për ta lehtësuar sa më shumë procesin”, ka bërë të ditur Latifi përmes rrjeteve sociale.

Sipas tij, aplikimi mund të bëhet edhe në dy fshatra të kësaj komune. “Për herë të parë, fermerët mund të kryejnë procesin e aplikimit edhe në Krushë të Madhe e Ratkoc, si masë e Komunës për lehtësim të procedurave”, është shprehur Latifi....(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme